ekonomi: Në Londër mbahet formum investimesh për Kosovën

Nën20

Ekonomi

Më 24 nëntor, në Londër do të mbahet Forumi i parë për investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Ky forum është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër dhe Developing Markets Associates Ltd (DMA), agjenci konsultash kjo për investime, me seli në Londër.

Në këtë forum Kosova do të përfaqësohet nga një delegacion i lartë qeveritar, në përbërje të të cilit do të jenë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi etj.

Forumi në fjalë është një rast i mirë që pala kosovare të prezantojë mundësitë për investime në Kosovë nga Mbretëria e Bashkuar dhe investitorët e tjerë evropianë.

Ky forum do të përcaktojë disa nga fushat kryesore të biznesit për ekonominë e Kosovës siç janë: zhvillimi i energjisë, infrastruktura etj.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 20 Nëntor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Azi, ekonomia japoneze në deflacion

Nën20

Ekonomi

TokioQeveria japoneze ka paralajmëruar se deflacioni është rikthyer në ekonominë e vendit aziatik, për herë të parë që prej vitit 2006. Zyra e kabinetit qeveritar ka deklaruar se rënia e çmimeve mund të dëmtoje rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila doli nga recesioni në tremujorin e dytë të vitit.
Njoftimi i qeverisë vjen në një moment kur Banka Qendrore e Japonisë i ka mbajtur normat e interesit të ngritura në 0.1 përqind.

Institucioni në fjalë thotë se ekonomia japoneze vazhdon të ndihmohet nga masat politike të ndërmarra brenda dhe jashtë vendit.

Ekonomia e vendit aziatik u rrit me 4.8 përqind në periudhën korrik-shtator, që është edhe tremujori i dytë rresht kur pësoi ngritje.

Qeveria e Tokios ka deklaruar përmes një komunikate për shtyp, se Japonia ndodhet në një situatë të butë deflacioni.

Burime pranë kabinetit qeveritar kanë deklaruar se ekzekutivi do të punojë me BQJ për të frenuar situatën, por deri tani nuk janë hartuar plane konkrete.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 20 Nëntor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Dy kompani franceze, një gjermane dhe izraelitët në garë për aeroportin

Tet18

Ekonomi

Gjatë ditës së djeshme është mbyllur afati i kualifikimit për kompanitë ndërkombëtare që kanë shfaqur interes për të marrë me koncesion gjatë 20 viteve të ardhshme Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Katër operatorë janë në garë për të marrë me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Në garë për t’u kualifikuar për marrjen më koncesion të ANP-së, janë: “FRAPORT – IC”, “BOUYGUES EGIS (PAIC)”, Francë; “LIMAC AIRPORTS DE LYON”, Turqi/Francë dhe Riviera, “LR Groups Israel” nga Shqipëria/Izrael. Konserciumik i kompanive franceze thuhet se kanë mbështejen e madhe të Presidentit Francez Nikola|Sarkozy. Sarkozy sipas burimeve të ndryshme gjatë një takimi që ka pasur me herët me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, thuhet se ka kërkuar që kompanitë franceze të marrin me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Lajmi për dorëzimin e ofertave nga 5 kompanitë e mëdha ndërkombëtare është bërë i ditur nga burime të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit, ministri e cila ende nuk ka publikuar zyrtarisht emrat e kompanive konkurente.
Emri i kompanisë fituese për marrjen me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do të dihet në fund të muajit dhjetor ose më së largu në muajin janar, ndërsa kompania pritet të marrë në menaxhim këtë aeroport nga muaji qershor i vitit të ardhshëm.

Kompania fituese sipas projektit duhet të investojë 85 milion euro në aeroport, duke ndërtuar një terminal të ri, një kullë të re si dhe të realizojë edhe investime të tjera.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës gjatë dy viteve të fundit ka njohur një rritje të fuqishme, duke cuar numrin e udhëtarëve në mbi 1.2 milion udhëtarë nga 850mijë që kishte në vitin 2007.

Poashtu këtë vit ANP pritet të ketë një fitim neto prej 10 milion eurove ndërsa qarkullimi I parave në këtë kompani gjatë një viti arrin në 27 milion euro.

Gjithashtu, ANP nga paratë e veta gjatë dy viteve të fundit ka invesuar rreth 50 milionë euro në investime kapitale si pista e re që ka kushtuar 16 milion euro, sistemi i ri i ndricimit 6 milion euro, sistemi i ri i sortimit të bagazhit 2.5 milion euro, blerja e 5 autobusve të rinj special për pistë prej 1.8 milionë euro, ndërtimi i VIP terminalit prej 700 mijë euro, ndërtimii dhomës së biznesit dhe shumë investime tjera në shuma më të vogla.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 18 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Austria e interesuar të thellojë marrëdhëniet ekonomike me Kosovën

Tet18

Ekonomi

Me ftesë të Ministrisë së Financave Austriake, Ministri i Ekonomisë dhe Financave i Republikës së Kosovës, Ahmet Shala i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Republikën Federale të Austrisë, Sabri Kiqmari, është takuar dje me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë Austriake të Financave, Reinhold Lopatka si dhe me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit me Lopatka, Ministri Shala ka falënderuar autoritetet austriake për përkrahjen e vazhdueshme politike dhe ekonomike që kanë dhënë për Kosovën duke potencuar këtu kontributin e çmuar austriake në zhvillmin ekonomik të Kosovës dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar financiar, posaqërisht në FMN dhe BB.

Ministri Shala dhe Lopatka kanë rënë dakort që shumë shpejt të fillojnë negociatat mbi Marrëveshjen për Eliminin e Tatimit të Dyfishtë si dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë në mënyrë që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik dhe tregëtar midis dy vendeve.

Gjatë takimit Lopatka ka theksuar që shteti austriak është shumë i interesuar për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën. Për më shumë, ai ka premtuar që autoritetet austriake do të përkrahin fuqishëm integrimin e Kosovës në të gjitha mekanzimat ndërkombëtar financiar.

Ministri Shala u ka bërë thirrje të gjitha kompanive austriake, duke e pasur garantues vet shtetin austriak, që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë ngase Kosova tani përfaqëson një treg të mundësive të madhe për investime dhe projekte kapitale.

Marëdhëniet dhe problemeve tregtare të Kosovës me vendet fqinjë si dhe përfaqësimi i Kosovës në mekanzimat ekonomik rajonal ishin çëshje për të cilat po ashtu u diskutua në këtë takim.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 18 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Banka e Amerikës, humbje prej 1 mld usd

Tet18

Ekonomi

Banka e Amerikës ka raportuar një humbje neto prej 1 miliardë dollarësh në tremujorin e fundit, nga korriku në shtator, humbje e cila ka qene me negative nga sa parashikohej. Shifra në fjalë është krahasuar me përfitimin neto prej 3.2 miliardë në 3 mujorin e mëparshëm dhe me fitimin prej 1.2 miliardë në të njëjtën periudhe të vitit te kaluar.

Por drejtuesi i bankës, Kenneth Lewis, ka deklaruar se ndihet i inkurajuar nga sinjalet pozitive që janë regjistruar me parë, me rënien e nivelit të borxheve të këqija.

Banka e Amerikës është e katërta për nga madhësia në Shtetet e Bashkuara që raporton rezultatet e saj në tremujorin e fundit.

Lajmi për humbjen e saj pritet të ndikojë negativisht në Evrope, si dhe të bëjë që Wall Street të regjistrojë rënie.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 18 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Ftohen 270 pronarë të tokës nga kalon autostrada

Tet18

Ekonomi

Ky dëgjim i parë publik do t’u paraprijë dëgjimeve publike për pronarët e 11 zonave të tjera kadastrale nëpër të cilat pritet të kalojë autostrada, segmenti i parë Vërmicë-Prizren. Sipas planit të dinamikës pritet të mbahen edhe 2 dëgjime të tjera publike për të 11 zonat e tjera kadastrale ku pritet të ftohen edhe 330 pronarë. Numri total i pronarëve që do të shpronësohen për të 13 zonat kadastrale të segmentit të parë të autostradës është 600.

Pasi që Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit për vazhdim të procedurave të shpronësimit të pronarëve për qëllim të ndërtimit të autostradës, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe KK i Prizrenit ju ftojnë të merrni pjesë në dëgjimin e parë publik me pronarët e dy Zonave Kadastrale Vërmicë dhe Zhur për çështjen e shpronësimit të patundshmërive me qëllim të ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare segmenti i parë Vërmicë-Prizren.

Qëllimi i mbajtjes së serisë së parë të dëgjimeve publike me pronarët është njoftimi i tyre në lidhje me projektin e autostradës, për këtë segment të saj, rëndësinë e projektit në fjalë, procedurat e shpronësimit të cilat do të ndiqen, si dhe mundësinë që pronarët të deklarohen në lidhje me pronat e tyre dhe ngritjen e ndonjë shqetësimi eventual për çështje pronësore etj. Seria e parë e dëgjimeve publike nuk do ta trajtojë shumën e kompensimit të pronave. Si e tillë kjo do t’i dërgohet secilit pronarë veç e veç në javët e ardhshme, ashtu siç e përcakton ligji për shpronësimet.

Dëgjimi publik për këto dy zona kadastrale do të mbahet të shtunën me 17.10.2009, për pronarët e zonës kadastrale të Zhurit duke filluar në orën 10.00 në shkollën e fshatit Zhur. Në këtë zonë kadastrale janë ftuar 162 pronarë.

Ndërsa për pronarët e zonës kadastrale të Vërmicës fillon në orën 11.30 në shkollën e fshatit të Vërmicës. Në këtë zonë janë ftuar 108 pronarë.

Hapjen e dëgjimit publik do ta bëjë Zëvendësministri i MTPT-së z. Adem Grabovci, si dhe Nënkryetari i Komunës së Prizrenit z. Minir Krasniqi .

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 18 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Ipko starton me Pay Per Wiew

Tet10

Ekonomi

Në bashkëpunim me platformën televizive të DigitAlb, kompania telekomunikuese IPKO e ka lansuar shërbimin e fundit të industrisë televizive, Pay Per View përmes kanalit të posaçëm DigiGold, dhe kanalin e mirënjohur ndërkombëtar me përmbajtje të pasur dokumentare, Travel Channel.Gjatë fazës testuese, shërbimi Pay Per View ofrohet falas për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO.

Shërbimi Pay Per View dhe kanali Travel Channel do të aktivizohen automatikisht, pa pasur nevojë për ta bërë kërkimin manual, për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital nga IPKO.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 10 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Ministri Hyseni merr pjesё nё konferencёn rreth energjisё sё ripёrtёritshme

Tet10

Ekonomi

Ministri, Skender HyseniMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni po merr pjesё nё konferencën ndёrkombёtare, tё organizuar nga Komisioni Evropian, nё Bruksel, me temё “Bashkёpunimi në mes të BE-së- Mediteranit- Gjirit Persik, rreth energjisë së ripёrtëritshme”.

Nё konferencën nё tё cilёn po marrin pjesё dhe njё numёr ministrash dhe pёrfaqёsuesish tjerё tё lartё tё vendeve tё ndryshme si Algjeria, Qiproja, Egjipti, Iraku, Izraeli, Jordania, Kuvajti, Libani, Katari, Omani, Rumania, Sllovakia, Spanja, Siria, Tunizia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretёria e Bashkuar, si dhe nga shtetet tjera tё BE-sё dhe Ballkanit Perёndimo ёshtё biseduar pёr rolin e energjisё, energjinё e ripёrtritshme dhe zhvillimin e tregut tё energjisё mjedisore, hulumtimet dhe teknologjitё, si dhe zhvillimin e energjisё solare pёrmes nismave ekzistuese dhe tё planifikuara.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Hyseni ka shprehur pёrkushtimin e Republikёs sё Kosovёs pёr zbatimin dhe pёrmbushjen e plotё tё dispozitave tё Marrёveshjes pёr themelimin e Komunitetit tё Energjisё nё lidhje me legjislacionin e BE-sё pёr projektet e reja tё gjenerimit tё energjisё, përkatësisht nё fushёn e energjisё, mjedisit dhe konkurrencёs.

Gjatё qёndrimit nё Bruksel, Ministri Hyseni ka pasur edhe disa takim tjera.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 10 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Ministri Shala përfundoj Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Tet10

Ekonomi

Dje në Stamboll të Turqisë kanë përfunduan takimet vjetorë të Fondit Monetarë Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, ku për herë të parë Republika e Kosovës u përfaqësua si anëtare e barabartë e këtyre dy institucioneve të larta financiare ndërkombëtare.

Delegacionin Kosovar i udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala edhe në dy ditët e fundit vazhdoj që krahas pjesëmarrjes në këto takime multilaterale, njëkohësisht të zhvilloj edhe shumë takime me ministra, guvernatorë dhe diplomatë nga vende të ndryshme të Botës.

Me ftesë të Presidentit të Republikë së Turqisë Abdullah Gül, ministri Shala morri pjesë në një darkë solemne ku ishin të ftuar edhe të gjithë ministrat e financave të shteteve anëtare të këtyre dy institucioneve botërore.

Ministri Shala në këtë takim multilateral pati rastin të takoj përfaqësues të shumë shteteve dhe ti falënderoj për përkrahjen që i kanë dhënë Republikës së Kosovës në veçanti në procesin e anëtarësimit në FMN dhe Bankë Botërore.

Ministri Shala pati shumë takime bilaterale, takime këto të cilat kishin për qëllim ngritjen e marrëdhënieve ekomomike dhe politike me këto vende, si dhe me theks të veçantë, përkrahjen e Republikës së Kosovës në anëtarësim në organizatat tjera financiare ndërkombëtare, tërheqjen e investimeve në vend, shkëmbim përvojash ndërshtetërore, si dhe fusha të tjera të bashkëpunimit ndërshtetërore.

“Republika e Turqisë është thellë e interesuar që ta përkrah zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes investimeve në Kosovë dhe përmes përkrahjes politike për shtetin mik dhe popullin vëlla të Kosovës” tha Zëvendës Kryeministri Turk Ali Babacan gjatë një pritje speciale që i bëri ministrit Shala.

Me kërkesë të Ministrit Shala të dy palët u pajtuan që të fillojnë negocimin dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve ndërshtetërore Kosovë-Turqi si Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë në mesë të dy vendeve, Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, Marrëveshjen për Mbrojtjen e Investimeve, Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mesë të Doganave të Kosovës dhe Doganave Turke etj. Gjithashtu palët u morën veshë për organizimin e një Forumi të Biznesit Kosovaro-Turk në dhjetor të këtij viti.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 10 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Rusia, 1 miliardë kredi për Serbinë

Tet5

Ekonomi

Rusia do t’i akordojë Serbisë një kredi që arrin në një miliardë dollarë, në mënyrë të veçantë për të kapërcyer deficitin buxhetor serb, deklaroi ministri rus i Financave, Alexei Kudrine, cituar nga agjencia e lajmeve ”Interfax”.

“Ne do t’i akordojmë Serbisë një kredi”, deklaroi ministri, gjatë një takimi në Stamboll. Ai theksoi se kjo kredi do të shërbejë për të mbuluar deficitet buxhetore serbe, që arrijnë në 350 milionë dollarë, dhe pjesa tjetër do të shërbejë për investime në infrastrukturë.

Sipas Kudrine, shuma dhe kushtet e kredisë do të përcaktohen më saktësisht brenda dy javëve. Ky njoftim u bë ditën e vizitës në Moskë të ministrit serb të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, i cili do të zhvillojë takime me homologun rus Serguei Lavrov.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 5 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Gorenje rrit pagat, minimumi 540 euro

Tet3

Ekonomi

Sipas marrëveshjes së Bordit dhe të punësuarve, prej 1 tetorit paga më e vogël neto e punëtorëve te Gorenjes, për një orar të plotë, do të jetë 540 euro.

Bordi i koncernit slloven Gorenje i ka ikur grevës së punëtorëve duke arritur marrëveshje me sindikatën për rritjen e pagave.

Punëtorët e Gorenjes, të pakënaqur me pagat, kanë paralajmëruar grevë për javën e ardhshme, duke kërkuar rritjen e pagave për 10 për qind.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 3 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Gjykata zvarrit shpërndarjen e miliona eurove

Tet3

Ekonomi

Kryetari i BSPK-së, njëherësh anëtar bordi i AKP-së, Haxhi Arifi, në një konferencë për media në Prishtinë, akuzoi Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme për zvarritjen e shpërndarjes së 20 përqindëshit, për punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara. …

BSPK-ja vazhdon të brengoset për vonesat në ndarjen e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara. Kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se fajtor për zvarritjen e këtij procesi është Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme, ndonëse komisioni i AKP-së ka shqyrtuar të gjithë emrat e punëtorëve të ndërmarrjeve.

Komisioni i AKP-së i ka përgatitur listat përfundimtare të punëtorëve të 27 ndërmarrjeve që do të përfitojnë nga 20 përqindëshi, të cilat duhet t’i miratojë Oda e veçantë. Sipas Arifit komisioni nuk ka kurrfarë arsye që të zvarrisë këtë proces.

Arifi sqaroi se në mbledhjen e djeshme të Bordit të AKP-së kanë tërhequr investimet nga ndërmarrja “Llamkos” e privatizuar përmes spin-offit special.

Po ashtu kanë kërkuar shqyrtimin e të gjitha ndërmarrjeve të privatizuara përmes kësaj metode, për shkak të dështimit në përmbushjen e kushteve të kërkuara me kontratën e shitjes.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 3 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: CEZ kërkon përmirësim kushtesh të tenderit për TC Kosova e Re

Tet3

Ekonomi

Gjiganti elektro-energjetik shtetëror çek CEZ, do të tërhiqet nga tenderi për ndërtimin e termocentralit 2 mijë megavatesh në Kosovë, nëse autoritetet nuk përmirësojnë kushtet e marrëveshjes, ka thënë një zyrtar i kompanisë. Agjencia e lajmeve Reuters, citon drejtorin për integrim dhe aktivizim të CEZ-it, Vladimir Shmalz, të ketë thënë se kompania ende nuk është tërhequr- ndryshe nga ç’ishte shkruar në mediat kosovare- por, nuk është e kënaqur me disa nga kushtet legale dhe financiare që përfshihen në tenderin 3.5 miliardë eurosh.
Ai nuk ka dhënë detaje. “Ne ende jemi në tender, por me kushtet e dhëna, ai nuk është atraktiv për ne”, i ka thënë ai Reuters-it.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 3 Tetor 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Obama: Papunësia do të rritet

Sht21

Ekonomi

Në kuadër të parashikimeve ekonomike, vetëm pak kohë para mbajtjes se G20, presidenti Obama paralajmëron amerikanët se papunësia edhe për 2-3 muaj do të vazhdojë të rritet.

“Ekonomia do të vazhdojë të përmirësohet dhe të ripozicionojë themelet e saj, por papunësia në Amerikë do të vazhdojë të rritet edhe për 2-3 muajt e ardhshëm”, është shprehur presidenti për televizionin amerikan CNN.

Deklarata e Obames vjen pas pohimeve të tij në lidhje me sistemin financiar si dhe fjalimit të shumëpritur në “Wall Street” ku u shpalosen edhe pikat kyçe ekonomike pas rimëkëmbjes

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 21 Shtator 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Euro nuk ndalet, prek kuotën 134.2 lekë

Sht21

Ekonomi

Kuotimi i monedhës europiane, euro, nuk ka të ndalur. Dje, në pikat e këmbimit valutor, euro është shitur për 134.2 lekë, niveli më i lartë që nga muaji prill i vitit 2004. Për tetë vite me radhë, monedha vendase ka qenë e qëndrueshme ndaj valutave të huaja, sidomos euros, por efektet e vazhdueshme të krizës ekonomike kanë bërë zhvlerësimin.

Operatorët ekonomikë vlerësojnë se kursi i këmbimit ka pasur luhatje në formë të kontrolluar. Ndryshimi i vlerave vjen çdo dy javë, duke krijuar përshtypjen se “dikush” po luan me tregun valutor. Një javë më parë, një euro këmbehej me lekun për 131.1, ndërsa sot çmimi është rritur. Ekspertët vlerësojnë si masë të duhur ndërprerjen e shpenzimeve nga qeveria, sikurse ka ndodhur në shumë vende të Europës Lindore.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 21 Shtator 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


ekonomi: Lidhja me Italinë, Kosovën dhe Maqedoninë

Sht21

Ekonomi

Pas investimeve të shumta private në ndërtimin e burimeve prodhuese të energjisë, qeveria do të përqëndrohet në lidhjen energjetike me vendet fqinjë, si një mënyrë për garantuar shkëmbimin e energjisë me to. Brenda këtij mandati qeverisës do të synohet ndërtimi i linjave të interkonjeksionit me Kosovën, Maqedoninë dhe Italinë, me të cilat do të mund të eksportohet energjia që do të prodhohet në vend, por edhe të sigurohet importi, në rast nevoje. Ky është edhe një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për periudhën në vazhdim.

“Shqipëria, si një superfuqi energjetike në rajon, parakupton një infrastrukturë të re transmetimi dhe lidhjeve energjetike me rajonin. Në këtë kontekst, pas përfundimit të linjës Elbasan-Podgoricë, do të fillojë dhe pëfundojë, brenda këtij mandati, linja Tiranë-Prishtinë, Elbasan-Shkup, si dhe linja nënujore Shqipëri-Itali”,- shprehen burime zyrtare pranë Ministrisë së Energjetikës. Për ndërtimin e këtyre linjave do të kërkohet bashkëpunimi me institucionet financiare ndërkombëtare, siç po veprohet edhe në rastin e linjës Tiranë-Podgoricë, punimet për ndërtimin e së cilës ndodhen në proces.

Ashtu si edhe në mandatin e mëparshëm, qeveria mbetet e angazhuar për të realizuar objektivin e shndërrimit të Shqipërisë në një superfuqi energjetike në rajon. Por strategjia e Ministrisë së Energjetikës parashikon që përveç shfrytëzimit të burimeve hidrike nëpërmjet ndërtimit të hidrocentraleve, vëmendje do t’i kushtohet edhe shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, përfshi këtu ndërtimin e centralit nuklear, një projekt nga i cili nuk është hequr dorë dhe që pritet të realizohet brenda katër viteve të ardhshme.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka planifikuar që brenda katër viteve të ardhshme të “thithë” një fluks investimesh në sektorin e energjisë elektrike që kap vlerën e 5 miliardë eurove. Projektet më të rëndësishme që pritet të realiohen janë kaskada e Devollit, por edhe ofrimi për kompanitë private e ndrëtimit të hidrocentraleve në kaskadën e Vjosës, Osumit, Shkumbinit, Matit, Skavicës dhe degëve të Drinit, si dhe parqe të mëdha eolike të Lezhës, Karaburunit, parqet energjetike të Porto Romanos, Lezhës, etj.

kodralia.info

Detajet e postimit
Dërguar më: 21 Shtator 2009
Nga sylqe
Arkivuar nën: ekonomi


Postimet e Shkuara

asnjë koment

aktuale: Dyvjetori i pavarësisë – a ka arsye për të festuar

Dërguar më: 12 Shkurt 2010 në @aktuale
1 koment

big brother - albania 3

Dërguar më: 12 Shkurt 2010 në shpija e shqiperis - albania 3
1 koment

shpija e kosoves - reality show

Dërguar më: 12 Shkurt 2010 në shpija e kosoves - reality show
asnjë koment

aktuale: 200 mijë euro ndihmë fillestare për Shqipërinë

Dërguar më: 9 Janar 2010 në @aktuale
2 komente

serial: “jeta e hidhur”

Dërguar më: 9 Janar 2010 në serial: aci hayat
2 komente

serial: “dashuri e vertet”

Dërguar më: 9 Janar 2010 në serial: Gymysh
1 koment

aktuale: Anulohet prishja e koalicionit PDK-LDK

Dërguar më: 20 Nëntor 2009 në @aktuale
asnjë koment

lajme: AAK-LDK, marrëveshje për balotazh edhe në Sharr

Dërguar më: 20 Nëntor 2009 në lajme
asnjë koment

lajme: Përpjekje për afrimin e Kosovës dhe Spanjës

Dërguar më: 20 Nëntor 2009 në lajme
asnjë koment

lajme: Pacolli’ Nuk jam kontaktuar për aleancë me PDK

Dërguar më: 20 Nëntor 2009 në lajme